Ilir Shaqiri shumë shpejt me këngë të re, këto janë detajet

Prej kohësh nuk e shohim të jetë aktiv në muzikë.

ShowBiz

28/04/2018 16:00

Këngëtari Ilir Shaqiri po rikthehet në skenë me një projekt të ri, këtë gjë e ka bërë të ditur djali i tij, Korabi përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Kënga do të mbajë titullin “Nëse mundesh”, ndëra është poezi e Rudyar Kipling e ‘shkrirë’ në vargje të muzikës.

“Së shpejti!  Këto ditë u xhirua video-klipi “Nëse mundesh”, vlerësuar gjithandej botës si “Himni i jetës”! Poezi e shkruar nga Rudyard Kipling, në vitin 1895. E shqipëruar nga Robert Shvarc. Kompozuar dhe orkestruar nga Korab Shaqiri.”, ka shkruar Korabi në rrjete sociale.

Kujtojmë që Ilir Shaqiri në karrierën e tij në muzikë, njihet për një numër të madh këngësh. /Lajmi.net/