Ilir Shaqiri konfirmohet kryetar i jurisë së “Dancing With The Stars”

Olta Gixhari është konfirmuar tashmë anëtare e jurisë së “Dancing With The Stars”. Përveç saj, është konfirmuar edhe kryetari i jurisë, shkruan lajmi.net. Padyshim, pjesë e jurisë do të jetë balerini profesionist, Ilir Shaqiri. Në një postim në Instagram, faqja e “DWTS Albania” ka zbuluar se Shaqiri do të jetë në krye të jurisë së…

ShowBiz

27/09/2023 09:43

Olta Gixhari është konfirmuar tashmë anëtare e jurisë së “Dancing With The Stars”.

Përveç saj, është konfirmuar edhe kryetari i jurisë, shkruan lajmi.net.

Padyshim, pjesë e jurisë do të jetë balerini profesionist, Ilir Shaqiri.

Në një postim në Instagram, faqja e “DWTS Albania” ka zbuluar se Shaqiri do të jetë në krye të jurisë së spektaklit.

“Balerin dhe koreograf i shquar në Shqipëri dhe jashtë saj. Pjesë e programeve televizive italiane si ‘Buona Domenica’ apo talent show i famshëm ‘Friends’. Ka qenë për 7 edicione radhazi kryetar jurie në ‘Dancing With The Stars’. Karizmatik, por edhe thumbues, ju prezantojmë me Ilir Shaqirin, Kryetarin e jurisë së #DWTS”, shkruhej në postim./Lajmi.net/