Ilir Meta – spanjollëve: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme

Në kuadër të Konferencës së kryeparlamentarëve të vendeve të Bashkimit Evropian në Romë, Ilir Meta takoi kreun e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Jesus Posada.

Lajme

21/04/2015 20:09

Në këtë takim, përveç çështjeve me rëndësi për shtetin e Shqipërisë, është diskutuar edhe çështja e Kosovës në raport me Spanjën

Meta mësohet se ia ka shprehur Posadas qëndrimin e Shqipërisë për një përqasje dhe përkushtim edhe më angazhues të Spanjës ndaj Kosovës, si një kontribut për stabilitetin e rajonit të Ballkanit, duke e konsideruar pavarësinë e saj si një realitet të pakthyeshëm dhe si një zhvillim pozitiv për tërë rajonin, transmeton Koha.net.

Meta u shpreh se ndjenjat e miqësisë së fortë mes popullit shqiptar dhe atij spanjoll duhen përkthyer në një program bashkëpunimi politik dhe ekonomik më të dukshëm mes dy vendeve dhe në këtë drejtim rikonfirmoi gjithashtu ftesën e tij ndaj homologut Posada për një vizitë zyrtare në Tiranë, e cila u mirëprit me kënaqësi.