Ilir Deda jep detaje nga takimi me Pacollin (Foto)

Dy themeluesit e partisë Alternativa, Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda ka nisur takimet me partitë politike për të gjetur një zgjidhje për të dal në Kuvend.

Lajme

25/08/2017 13:39

Ata sot janë duke zhvilluar një takim me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, për të cili lajmi.net ka raportuar.

Deda në një deklaratë për lajmi.net ka konfirmuar takimin për të cilin ka thënë se ende është duke u zhvilluar, ndërsa ka treguar edhe arsyet e këtij takimi.

“Ka të bëjë më qëndrimin ton të djeshme mbas  seancës së Kuvendit , ku kemi deklaruar se d të marrim një iniciativë për diskutime me paritë politike për zhbllokimin e situatës në Kuvend”, ka thënë Deda për lajmi.net.

ilir-deda-mimoza-pacolli

Pas dështimit të seancës së djeshme ku PAN nuk propozoi kandidatin për kryetar të Kuvendit, pasi siç tha Hoxhaj nga ky koalicion se nuk i kanë numrat, LAA ka bërë të ditur së më nuk do të merr pjesë në seanca të Kuvendit pa u qartësuar mirë situata nëse ka kushte për tu zgjedhur kryetari i Kuvendit.

Deri më tani janë mbajtur 6 seanca në të cilat nuk është zgjedhur kryetari e as nënkryetarët e Kuvendit./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Takohen Behgjet Pacolli, Ilir Deda e Mimoza Kusari – a do t’i bashkohen PAN-it? (Foto)