Ilir Daja: Bëmë një ndeshje të mirë, Gashi nuk performoi mirë në miqësore, prandaj s’u ftua

Ilir Daja ka folur pas ndeshjes ndaj Zalgiris

Sport

05/07/2022 22:21

Skuadra e tij barazoi 1-1, transmeton lajmi.net.

I pari i suharekasve tha se skuadra e tij bëri historinë para pak kohësh, po ashtu edhe sot luajti shumë mirë.

“Bëmë historinë. Luajtëm shumë mirë ndaj një kundërshtari me eksperiencë. Çaluam shumë në finalizim. Duhet të ishim më të vëmendshëm në ndërprerje”, theksoi ai.

Daja foli edhe për edhe për Kushtrim Gashi.

“Pati pak minuta. Në miqësore nuk dha më të mirën. Emërllahu ishte më i miri që luan në pozitën e Gashit”, tha ai. /Lajmi.net/