Ilda Bejleri rrëfen ‘sherrin’ me babain për skenat e ‘nxehta’

Babai i Ilda Bejlerit nuk i priti mirë skenat në të cilat e bija e tij u shfaq e 'nxehtë'.

ShowBiz

22/07/2019 09:15

Ilda Bejleri vazhdon të jetë një prej moderatoreve me vëmendjen më të madhe mediatike, shkruan lajmi.net.

Videoja që e bëri për “Digitalb” mund t’i ketë pëlqyer të gjithëve, sidomos meshkujve, por jo edhe babait të saj.

Gjatë një interviste të fundit, Ilda ka rrëfyer se si i ‘prishi’ raportet me babain e saj në kohën kur dolën skenat e ‘nxehta’.

“Ka qenë pjesa më e vështirë për t`ia thënë babit. Ka pasur dhe një ndihmë nga ana e vëllait tim meqë është artist kur po diskutonim për reklamën nëse do guxoja ose jo. Aty kuptova se një artist mund të guxojë dhe nuk ka asnjë problem. Kur e pa babi, tre ditë e dini vetë ju, por më ndihmoi dhe mami”, tha ajo./Lajmi.net/