Ilaçin që kushton 9,000 dollarë në SHBA, e gjeni për 70 dollarë në Indi (FOTO)
India ndryshe po quhet edhe Farmacia e Botës për shkak të çmimeve jashtëzakonisht të lira të thuajse të gjithave ilaçeve.

Bota
Sëmundja më e re që po e trondit botën është ‘Virusi Zika’, e që është prej viruseve më të rrezikshme ndonjëherë.
Shumë shtete dhe shumë shkencëtarë janë duke punuar shumë për ta gjetur një vaksinë për këtë virus.
Nga India, Bharat Biotech duket se do të jetë e para që do të gjejë vaksinën kundër virusit Zika, nëse rezultatet e kësaj vaksine dalin mirë, raporton lajmi.net.
India njihet më së shumti për çmimet e saja të lira të ilaçeve të ndryshme.
Industria e Indisë kishte bërë bujë në të gjitha mediat botërore kur në vitin 2001, kompania Cipla e kishte ofruar koktejin prej 3 drogave kundër AIDS-it, për më pak se 1 dollarë në ditë, shumë e cila është vetëm sa çereku i atyre që shitet nga shumë shtete, transmeton lajmi.net.
Ndërsa sot, përveç ilaçeve të HIV/AIDS, industria është duke prodhuar ilaçe të reja që janë me çmim shumë të mirë për sëmundje të ndryshme, përfshirë hepatitin B dhe C, kancerin, astmën etj.
Çmimi i shumë ilaçeve në shtetet Evropiane si Francë, Spanjë apo Britani të Madhe, është thuajse gjysmë më lirë sesa ato që kushtojnë në SHBA.
Në shtetet si Brazili apo Afrika Jugore, këto ilaçe kushtojnë sa 3/5 të çmimit të SHBA-së.
Ndërsa në Indi, çmimi i këtyre ilaçeve zakonisht është 1/100 më i lirë se në SHBA. /lajmi.net