IKSHPK ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat: Omicron po përhapet me intensitet të lartë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës – IKSHPK, ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat kundër COVID-19.

Lajme

23/01/2022 14:42

Sipas njoftimit në Facebook, IKSHPK-ja ka theksuar se varianti Omicron po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe se është varianti dominues në qarkullim, shkruan lajmi.net.

“Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ne jemi çdo ditë në shërbimin tuaj!

Ju lutemi bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni!

Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.

Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje:

Mbulo gojën dhe hundën me maskë!