Ikona e “WWE wrestling” vuan nga kanceri

58 vjeqari Bret Hart, legjendë profesionale në mundje përmes një postimi në Instagram u ka treguar ndjekësve të tij se ai vuan nga kanceri në prostate.

Lajme

02/02/2016 00:14

“Unë i kam mbijetuar shumë betejave, por tani po përballem me betejën më të vështirë që kam pasur në jetë” kishte shkruar në postim Hart raporton lajmi.net

Posti kishte grumbulluar 10,000 like dhe 2,000 komente përkrahëse në 2 orët e saj të para në internet.

Në vitin 2002 ai kishte humbur lëvizjen e pjesës së poshtme të trupit nga ana e majtë por ai u rikthye prap duke pasur shumë paraqitje publike për WWE (World Wrestling Entertainment).

“Unë kurrë nuk do të heq dorë, ose do t’a fitoj këtë betejë ose do të vdes duke u munduar” shton ikona e WWE./lajmi.net