Iker Casillas në histori
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas ka hyrë në histori duke u bërë portieri i parë që nuk e pranoi asnjë gol në rrugëtimin e skuadrës së tij drejt finales në Copa del Rey. Casillas nuk u mposht nga Atletico Madrid as në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Vicente Calderon kundër Atletico Madridit të martën…
Sport
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas ka hyrë në histori duke u bërë portieri i parë që nuk e pranoi asnjë gol në rrugëtimin e skuadrës së tij drejt finales në Copa del Rey.
Casillas nuk u mposht nga Atletico Madrid as në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Vicente Calderon kundër Atletico Madridit të martën mbrëma, ku Los Blancos fituan 2:0 dhe u kualifikuan për në finale pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5:0.
Por, Casillas – i cili paraqitet si titullar për Real Madridin në Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve – nuk pësoi asnjë gol as në ballafaqimet e mëparshme kundër Olimpic Xativas, Osasunës, Espanyolit dhe tani Atletico Madridit.
Në përgjithësi, Casillas nuk ka pësuar gol në 961 minuta lojë, më saktësisht nga dueli me Galatasarayn vitin e kaluar në Santiago Bernabeu, në kuadër të Ligës së Kampionëve.