IKD, FOL dhe INPO: Veprimet e pesë anëtarëve në KPK, tendencë për bllokimin e reformës

Tri organizata joqeveritare i kanë konsideruar tendencë për bllokimin e reformës në sistem prokurorial veprimet e fundit të pesë anëtarëve të Këshilit Prokurorial të Kosovës. Përmes një reagimi për media: Instituti i Kosovës  për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO)  theksojnë se kanë përcjellë me shqetësim veprimet siç i quajtën të “kundërligjshme…

Lajme

02/12/2025 12:50

Tri organizata joqeveritare i kanë konsideruar tendencë për bllokimin e reformës në sistem prokurorial veprimet e fundit të pesë anëtarëve të Këshilit Prokurorial të Kosovës.

Përmes një reagimi për media: Instituti i Kosovës  për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO)  theksojnë se kanë përcjellë me shqetësim veprimet siç i quajtën të “kundërligjshme dhe abuzuese të një pjese të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, shumicën prej të cilëve mandati u skadon në muajin e ardhshëm, të cilët përmes vendimeve të kundërligjshme, në ditët e fundit të mandatit të tyre, synojnë haptazi sabotimin e reformës në KPK”.

“ Përmes këtyre veprimeve, ky grup i anëtarëve të KPK synon të mbajë shumicën në KPK edhe pas reduktimit të përbërjes së KPK”.

Poashtu në reagim përmendet, shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit, Besim Kelmendi dhe caktimi i Agron Qalajt në vend të tij në këtë pozitë.

“Me 20 nëntor 2025, në një mbledhje pa kuorum, në kundërshtim me ligjin, një pjesë e anëtarëve të KPK-së shkarkoi kundërligjshëm U.D. Kryeprokurorin e Shtetit, z. Besim Kelmendi, duke caktuar në vend të tij në mënyrë të kundërligjshme z. Agron Qalaj. Në bazë të këtij vendimi, Qalaj morri pjesë në takimin e djeshëm, duke ua bërë kuorumin e nevojshëm një pjese të anëtarëve të KPK, shumica prej të cilëve kanë mandat vetëm deri në janar 2026, ashtu që të mundësohet vazhdimi i vendimeve të kundërligjshme:.

“Në takimin e djeshëm, KPK nuk miratoi raportin për zgjedhjen e anëtarit të ri në KPK. Kjo me arsyetimin se sipas tyre në këtë proces u premtuan favore dhe kishte presion ndaj prokurorëve për të votuar. Më këtë qasje të kundërligjshme, KPK synon që të përmbysë vullnetin e 74 prokurorëve, të cilët votuan për përfaqësuesin e tyre në KPK. Kjo përkundër se janë shtjerrur të gjitha procedurat administrative për konstatimin e shkeljeve në këtë process”, thonë mes tjera këto organizata, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashu koalicioni i organizatave përmend edhe edhe një deklaratë të Zyrës së BE-së rreth këtyre zhvillimeve.

“Në anën tjetër, bazuar në deklaratën e Zyrës së Bashkimit Evropian, veprimet e KPK janë duke cenuar rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. KPK duhet t’i ketë parasysh dhe ti marrë seriozisht këto vërejtje, në mënyrë që të ruajë ligjshmërinë dhe integritetin e saj si institucion kushtetues që administron me sistemin e drejtësisë”.