IKD dorëzon kërkesë në Kuvend për inicim të debatit parlamentar lidhur me moszbatimin e ligjit dhe mosrealizimin e të drejtës për pension të dyfishtë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të enjten, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryetarëve të Grupeve Parlamentare, për inicimin e debatit parlamentar lidhur me moszbatimin e legjislacionit pozitiv për realizimin e të drejtës në pensionin e moshës, krahas pensionit dhe beneficioneve të përcaktuara me ligjin…
Lajme
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të enjten, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe kryetarëve të Grupeve Parlamentare, për inicimin e debatit parlamentar lidhur me moszbatimin e legjislacionit pozitiv për realizimin e të drejtës në pensionin e moshës, krahas pensionit dhe beneficioneve të përcaktuara me ligjin për kategoritë e dala nga lufta.
Kërkesa u dorëzua nga dy hulumtuesit e lartë të IKD-së, Naim Jakaj dhe Arrita Rezniqi.
Ndryshe, për pasojat njerëzore dhe ligjore të një vendimmarrjeje që ka mbajtur mijëra të moshuar në pasiguri financiare, “Betimi për Drejtësi” në emisionin e transmetuar më 14 shkurt 2026 me titull “Abuzimet e pushtetit ekzekutiv me pensionet e dyfishta“, solli rrëfimet e pensionistëve dhe qëndrimet e institucioneve.
Aty tregohet se si gjykatat janë mbingarkruar me qindra padi për një çështje që ligji e ka të qartë dhe rolin që pati IKD-ja në përfaqësimin e pensionistëve./BetimipërDrejtësi