Igli Tare mund të largohet nga Lazio, Juventusi ndër opsionet për të vazhduar karrierën

E ardhmja e shqiptari Igli Tares te Lazio është gjithnjë e më në dyshim. Siç raporton “Il Messaggero”, drejtori sportiv i “Biancoceleste” mund të largohet nga klubi kryeqytetas në  fund të sezonit, pasi i mbaron kontrata. Presidenti i klubit, Lotito është i kënaqur nga puna e Igli Tares dhe është i gatshëm t’i ofrojë një…

Sport

17/05/2023 20:57

E ardhmja e shqiptari Igli Tares te Lazio është gjithnjë e më në dyshim.

Siç raporton “Il Messaggero”, drejtori sportiv i “Biancoceleste” mund të largohet nga klubi kryeqytetas në  fund të sezonit, pasi i mbaron kontrata.

Presidenti i klubit, Lotito është i kënaqur nga puna e Igli Tares dhe është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë rinovimi edhe për tre vjet të tjera.

Gjithsesi, një propozim i tillë mund edhe të mos pranohet nga ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë.

Raportohet gjithashtu se për Taren janë interesuar dy klubet e Bundesligës, Eintracht Frankfurt dhe Hoffenheim, madje edhe gjiganti italian Juventus.

Igli Tare është pjesë e Lazios nga vitit 2008 ndërsa kontrata i skadon më 30 qershor të këtij viti./Lajmi.net/