Iggy Azalea tregon se kush kujdeset për djalin pas ndarjes nga Playboi Carti
Iggy Azalea foli rreth kujdestarisë së djalit.

ShowBiz
Iggy Azalea shkroi në Instagram të hënën për të bërë të qartë se babai i djalit të saj Onyx, Playboi Carti, është i përkushtuar pas ndarjes së tyre dhe i përfshirë në jetën e tij, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
“Asgjë që thash nuk e kishte kuptimin që babai i fëmijës nuk do të jetë pjesë e jetës së tij. Por, kam parë që shumë njerëz menduan të kundërtën që po them. Onyx është shumë i dashur nga prindi i tij, ka pasur dhe gjithmonë do të ketë që të dy prindërit”, ka shkruar ajo.
Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amethyst Kelly, e bëri deklaratën një ditë pasi ajo ngarkoi dy fotografi të saj duke fjetur fëmijën e saj të dielën, vetëm disa orë pasi konfirmoi se ishte ndarë
Artistja e “Mo Bounce” dukej magjepsëse në të dy fotot, e veshur me grim të rëndë dhe veshje të zeza me stil ndërsa buzëqeshte butësisht në kamerë.
Fansat u tronditën në mënyrë të kuptueshme kur panë Onyx të fotografuar në faqen e Iggy, duke qenë se reperi më parë ishte zotuar se do ta mbante jetën e djalit të saj privat.
“Ajo që unë doja të thoja natën e kaluar ishte se unë jam duke rritur djalin tim vetëm dhe nuk jam në një lidhje,’ shkroi Iggy në një postim.
Iggy kishte lënë të kuptohet për ndarjen në postimet e fshehta të Instagram vetëm disa orë më parë.
Iggy dhe Carti, 24 vjeç, (emri i vërtetë Jordan Terrell Carter) filluan lidhjen më 2018 dhe kishin atë që shumë njerëz do ta përshkruanin si një marrëdhënie perfekte. Çifti u nda për pak kohë në dhjetor të vitit të kaluar, kur Iggy deklaroi në Instagram se ajo ishte ‘beqare’.
Sidoqoftë, ata u pajtuan pak më vonë.
Këngëtarja e Sally Walker zbuloi së pari se ajo kishte një djalë në qershor, pas javësh spekulimesh që ajo do të kishte lindur në fshehtësi. /Lajmi.net/