Iggy Azalea e lumtur që nuk fitoi Grammy

Reperja e famshme nga Australia, Iggy Azalea ka zbuluar se ndihet e lumtur që nuk ka fituar çmimin Grammy për albumin më të mirë Rap.

ShowBiz

05/03/2015 13:14

Ylli i hitit “Fancy” ishte e nominuar për çmimin e ceremonisë së muajit të kaluar, por nuk e fitoi.

Këtë çmim e ka fituar reperi i famshëm Eminem me albumin e tij “The Marshall Mathers LP 2”.

“Nuk kam dashur ta fitojë atë çmim. Fjalimi im do të ishte si: “Në dreq…me këtë. Nuk e dua këtë, merreni. Largojeni nga unë””, ka thënë ajo për radio stacionin Power 106 në Los Anxhelos.

“Njerëzit pothuajse më urrejnë mjaft. Nuk kam nevojë të urrehem më shumë”, transmeton Koha.net.

Sidoqoftë, reperja e përshkruan fitoren e Eminemit si “ironike”.

“Mendoj se është pak ironike. Kjo është sepse unë jam e bardhë, prandaj jam duke e përvetësuar kulturën, por pastaj Eminem e fitoi atë – i cili është i bardhë dhe e fitoi shumë herë atë çmim – dhe ata nuk thanë asnjë gjë rreth kësaj. Dyshoj se ishte vetëm se ata nuk më pëlqejnë mua”, ka thënë Iggy.

Muajin e kaluar, Azalea ka paralajmëruar një pushim nga mediet sociale dhe e ka përshkruar internetin si “reflektimi më i shëmtuar i njeriut”. lajmi.net