IFFHS: Neuer, portieri i vitit 2014

Manuel Neuer është shpallur portieri më i mirë në botë për vitin 2014 nga IFFHS, Federata ndërkombëtare për histori dhe statistika në futboll.

Sport

08/01/2015 15:42

IFFHS, Federata ndërkombëtare për histori dhe statistika në futboll e ka shpallur Manuel Neuerin, si portierin më të mirë në botë për vitin 2014.

Ylli i Bayern Munichut doli fitues me avantazh bindës ndaj përcjellësve të tij.

Në votimin ku morën pjesë 60 trajnerë nga 60 shtete të ndryshme anembanë botës, Neuer mblodhi 216 pikë, dhe doli para Thibaut Courtois me 96 dhe Keylor Navas, me 46.