Identifikohet një nga të vrarit në Kumanovë, Xhafer Zymberi nga Gjakova (Video)

Autoritetet maqedonase thanë se në përleshjen e armatosur në Kumanovë përveç 8 policëve u vranë edhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur. Trupat e tyre janë duke u identifikuar.

Lajme

10/05/2015 20:41

Deri tani është identifikuar Xhafer Zymberi nga Gjakova njeri prej kryesove të këtij aksioni mëson Indeksonline duke u thirrur në burime të vetat. Megjithatë informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet maqedonase.

Mësohet se Zymberi ka qenë edhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare në Zonën e Dukagjinit.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend të mbajtura vitin e kaluar, Zymberi ishte kandidat i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Zymberi shihet të ketë qenë mik i mirë edhe me Mirsad Ndrecajn, gjithashtu pjesë e gurpit të armatosur që u përlesh me policinë maqedonase.

Në një foto të postuar në profilin e Zymberit në Facebook, shihen të dy teksa kanë pozuar së bashku gjatë një aktiviteti në kujtim të një heroi të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

a

2

 

 

YouTube player