Ide për një ushtri të përbashkët në Evropë!

Me këtë ushtri Evropa mund të reagojë në mënyrë të besueshme ndaj ndonjë kërcënimi të paqes në një shtet anëtar ose në një vend fqinj të BE-së.

Bota

09/03/2015 14:04

Në kuadër të konfliktit me Rusinë, Presidenti i Komisionit të BE-së, Zhan-Klod Junker u shpreh për krijimin e një ushtrie të përbashkët në Evropë.

Me këtë ushtri Evropa mund të reagojë në mënyrë të besueshme ndaj ndonjë kërcënimi të paqes në një shtet anëtar ose në një vend fqinj të BE, tha Juncker për gazetën “Welt am Sonntag.

Përfaqësuesit e koalicionit qeveritar gjerman e mbështesin këtë ide.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen (CDU) tërhoqi vëmendjen për bashkëpunimin ushtarak tashmë në rritje midis shteteve evropiane.

“Është mirë të kemi një ushtri të fortë evropiane për ta bërë të qartë se ne jemi të vendosur për të mbrojtur të drejtat e njeriut në botë, dhe veçanërisht për të mbrojtur paqen”.

Edhe social-demokrati, Hans-Peter Bartels, ka thënë se një ushtri evropiane apo një struktur më e mirë e mbrojtjes evropiane, gjë që sipas tij, do të bëhet gradualisht, do të ishte një shtyllë evropiane e NATO-s.

Kurse Christine Buchholz, nga partia opozitare E Majta, e kritikoi idenë e Zhan-Klod Junkerit.

“Z. Juncker godet në këtë mënyrë hapur përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore apo një zgjidhje deeskalimi”, ka thënë ajo. (DW)