ICRC fton Beogradin e Prishtinën të gjejnë të zhdukurit

Gjetja e varrezës masive në Rudnicë të Rashkës dëshmon se në Serbi mund të ketë ende shume varreza të tjera masive, andaj autoritetet serbe duhet të angazhohen dhe punojnë më shumë në zbulimin e rasteve, kanë deklaruar të mërkurën në Gjenevë zyrtarë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC). 

Lajme

14/05/2014 20:44

Ata gjithashtu janë angazhuar që autorët e këtyre viktimave patjetër të ndiqen nga  drejtësia.

Kryetari i ICRC-së, Peter Maurer, duke folur me rastin e Ditës ndërkombëtare për të zhdukurit, ka takuar përfaqësuesit e medieve botërore.

Krahas zhvillimeve në Siri, Afganistan dhe Ukrainë, të zhdukurit shqiptarë në Kosovë  ishin në epiqendër të debatit gjatë kësaj konference shtypi me zyrtarët e lartë të ICRC-së.

“Pas 14 vjet lufte në Kosovë, jemi dëshmitar se në rajon është bërë progres në të gjitha sferat, po jo edhe në ndriçimin e rasteve të të zhdukurve. Familjarët sot e kësaj dite ende kërkojnë mbi 1,700 të zhdukur. Duhet ditur se përgjegjësia për gjetjen apo informacionet e të zhdukurve në Kosovë qëndron tek autoritet në Beograd, por edhe në Prishtinë”, ka thënë Maurer.