Icardi ‘tradhton’ Interin me klubin e ri

Mauro Icardi pret transferimin te një klub i ri.

Sport

20/08/2019 08:38

Mauro Icardi është nxjerrë në shitje nga Inter.

Klubi milanez dëshiron ta shesë yllin argjentinas, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, Icardi i ka bërë të ndihen të tradhtuar tifozët e Interit me preferencën e tij për klubin e ri.

“Sky Sport” raporton se Icardi dëshiron të transferohet te rivali i madh nga Serie A, Juventus, transmeton lajmi.net.

Icardi është i gatshëm të presë deri në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës për të parë nëse mund të realizohet dëshira e tij të bëhet partner me Cristiano Ronaldon në Torino. /Lajmi.net/