Icardi shpjegon foton me maskën e oksigjenit

Ish kapiteni i Interit dhe sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardo ka postuar një foto duke mbajtur oksigjen dhe tani ka shpjeguar.

Sport

28/02/2021 17:25

Pas fotos së postuar, tifozët filluan të shqetësohen rreth gjendjes së tij shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, argjentinasi shpjegoi se e përdor që të shërohet më shpejtë dhe t’i parandalojë lëndimet.

“Për të gjithë që pyesin, kjo është dhomë hiperbarike që e kam në shtëpi. E përdori që të parandalojë dëmtimet dhe të shërohem me shpejtë pas ndeshjeve ose stërvitjeve”.

“Oksigjeni i pastër merret me një presion tre herë më të lartë se atmosferiku”, tha ai.

Nga ana tjetër, tifozët kanë filluar ta kritikojnë, ngase postoi foton pa treguar gjendjen shëndetësore./Lajmi.net/