Icardi nervozon tifozët e Interit: Ky ekip është më i forti në Serie A (FOTO)

Mauro Icardi ka vetëm lëvdata për kampionin e Serie A, Juventus.

Sport

02/03/2017 12:59

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi rrezikon të hidhërojë tifozët e skuadrës së tij me lëvdatat për rivalin e madh, Juventus.

Ai ka pranuar se “Bianconerët” janë skuadra më e fortë në Serie A.

“Juventus është ekipi që fiton kampionatin që 5 vjet dhe do të thotë se luan më mirë se ne, të tjerat janë llafe të kota”, deklaroi Icardi për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Juventus është në rrugë për të fituar titulline gjashtë të njëpasnjëshëm në Serie A. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6