Icardi në Serie A, te rivalët e Interit?

Wanda Nara ka thënë se Mauro Icardi do të zgjedhë se ku dëshiron të luajë në sezonin e ardhshëm, dhe nuk janë të sigurt nëse do të kthehen në Milano apo Paris.

Sport

19/02/2020 19:19

Icardi aktualisht është i huazuar nga Inter te PSG, me mundësi blerje në fund të sezonit.

Agjentja e argjentinasit, duke folur për të ardhmen e tij, nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit te Juventus në Serie A.

“A do të shkojë Mauro te Juventus? Unë vërtet nuk e di. Nuk e di nëse vitin e ardhshëm do të kthehemi në Milano apo Paris”, ka deklaruar Nara, përcjell lajmi.net.

“Në futboll kurrë nuk i dihet”./Lajmi.net/