Icardi mund të largohet nga PSG
Sulmuesi Mauro Icardi ka gjasa të largohet nga Paris Saint-Germain.

Sport
Sipas gazetarit Nicolo Schira, Icardi mund të largohet nga PSG gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.
Interesim për sulmuesin kanë shfaqur prej kohësh Roma, Juventus dhe Tottenham Hotspur.
Thuhet se argjentinasi do të largohet nga Franca, nëse ‘Parisienët’ arrijnë të nënshkruajnë me ndonjë sulmues gjatë afatit kalimtar të verës.
28-vjeçari, nuk pati shumë hapësira sezonin e kaluar, megjithatë në 28 ndeshje të zhvilluara kontribuoi me 13 gola dhe gjashtë asistime. /Lajmi.net/
Mauro #Icardi could leave #PSG. #Tottenham (if #Kane leaves…) #Juventus and #ASRoma looking his situation. If #Paris sign another striker, he’ll leave. The clause for italians clubs (PSG had to pay €15M more to #Inter if they sell him to #SerieA‘s team) is expired yesterday
— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 16, 2021