Icardi i premton besnikëri Interit

Mauri Icardi i ka dhënë një lajm të mirë Interit.

Sport

25/05/2017 22:16

Në mesin e shumë telasheve të krijuara te skuadra zikaltër, një lajm i mirë ka ardhur nga kapiteni Icardi.

Argjentinasi ka garantuar skuadrën e Interit dhe tifozët e kësaj skuadre, se nuk e ka ndërmend të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mbetja jashtë Ligës së Kampionëve, ngjalli dyshime se 23 vjeçari mund të konsiderojë largimin në rast të ndonjë oferte nga gjigantët evropian.

Por duke folur për televizionin zyrtar të skuadrës, Icardi ka sqaruar të ardhmen e tij, duke i premtuar besnikëri Interit.

“Kjo fanellë është shumë e rëndësishme për mua, dhe unë dua të luaj këtu”, ka deklaruar Icardi./Lajmi.net/