Icardi i gatshëm për rikthimin tek Inter

Mauro Icardi po përgatitet për rikthimin tek Inter.

Sport

06/04/2020 18:45

Lojtari që i takon skuadrës së Inter, Icardi, aktualisht luan si i huazuar me Paris Saint Germain.

Kampionët e Francës duket se nuk do të shfrytëzojnë të drejtën për blerjen e kartonit të lojtarit, duke bërë që argjentinasi të përgatitet për rikthim te ‘Zikaltrit’.

‘Calciomercato’ shkruan se Icardi do të kthehet nga Parisi tek Inter, por vetëm përkohësisht, deri sa të sigurojë një tjetër skuadër, transmeton lajmi.net.

Raportet e lojtarit me trajnerin e PSG, Thomas Tuchel, thuhet të kenë marrë një goditje, pasi gjermani zgjodhi Edinson Cavanin si startues.

Thuhet se situata për vendimin do të mbetet në duart e drejtorit sportiv të PSG, Leonardo, nëse PSG do të shfrytëzojë të drejten për blerje ose jo. /Lajmi.net/