Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

Icardi e vazhdon karrierën në Itali, por jo tek Inter

8:32 | 4 Prill 2020

Juventus po kërkon transferimin e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas, mund të rikthehet në Serie A, për të vazhduar karrierën te Juventus.

Lajmi bëhet i ditur nga Calciomercato, që raporton për interesimin e ‘Zonjës së Vjetër’, përcjell lajmi.net.

Icardi aktualisht është i huazuar te PSG në Ligue 1,dhe në fund të sezonit do të rikthehet tek Inter, skuadër e cila mban kartonin e tij.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Icardi nuk do të aprovojë një transferim te plotë te PSG në fund të sezonit, duke kërkuar të rikthehet në Itali.

Rikthimi në Itali, e bën favorit Juventusin për të kompletuar këtë transferim./Lajmi.net/