Ibrahimovic zbulon një sekret të madh të Mourinhos

Intervistuar nga " Daily Mirror" , sulmuesi i Los Angeles Galaxy dhe shënjestra e Milanit e mbrojti ish-menaxherin e tij te Manchester United, Jose Mourinhon, pozita e të cilit në klub është kritike, me Zinedine Zidane, që shihet si zëvendësuesi i portugezit.

Sport

10/10/2018 14:47

“Jose (Mourinho) është posaçërisht special, sepse ai është fitues. Ai bën gjithçka për të fituar,” tha Ibrahimovic,.

“Ai e njeh futbollin, ai di të lexojë lojërat dhe mund të manipulojë si në ndeshjet ashtu edhe në mendjet e lojtarëve të tij. Më kujtohet kur arriti në Inter, ai bëri që të gjithë të luanin me 200%, por jo për klubin por, për të”, përcjell “lajmi.net”.

” Kjo e bën atë të veçantë. Unë u këshillova nga Capello, i cili ishte një njeri i ashpër dhe disiplinë të imponuar. Mou e bën këtë, por edhe diçka tjetër. Ai ka një mënyrë për të shprehur gjëra që ju bindin”.

“Njerëzit injorantë flasin për arrogancën, por në realitet, është vetëbesimi”, ka përfunduar suedezi. /Lajmi.net/