Ibrahimovic show

Tashmë jemi mësuar me Zlatan Ibrahimovicin. Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Suedisë njihet si futbollist që dhuron spektakël në fushën e lojës. Nuk besoni? Të hënën mbrëma Ibrahimovic e mori çmimin për golin më të bukur të vitit 2013 pas shënimit të jashtëzakonshëm me gërshërë në miqësoren kundër Anglisë. Mirëpo, ai di të bëjë show…

Sport

14/01/2014 11:43

Tashmë jemi mësuar me Zlatan Ibrahimovicin. Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Suedisë njihet si futbollist që dhuron spektakël në fushën e lojës.

Nuk besoni? Të hënën mbrëma Ibrahimovic e mori çmimin për golin më të bukur të vitit 2013 pas shënimit të jashtëzakonshëm me gërshërë në miqësoren kundër Anglisë.

Mirëpo, ai di të bëjë show edhe jashtë fushës dhe këtë e dëshmoi mbrëmë gjatë ceremonisë së ndarjes së Topit të Artë.

Pas një takimi me trajnerin e Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, Ibrahimovic e pyeti atë: “Kur do të më transferosh në Dortmund?”.

Klopp ia ktheu në shaka: “Më duhet ta shes komplet ekipin për të paguar”.

Kurse, Ibra i ‘premtoi’ se: “Për ty vij gratis. Do të jetë i lumtur edhe presidenti i PSG’së”. Kampion i madh, në fushë dhe jashtë saj.