Ibrahimovic shkon në stërvitje me Porschen e tij që kushton 210 mijë funte

Zlatan Ibrahimovic mund të mos shkëlqejë në fushë në fanellën e Manchester Unitedit, por vëmendjen e të tjerëve po arrin ta marrë sërish.

Sport

10/03/2018 00:00

Suedezi në stërvitjen e fundit të ‘Djajve të Kuq’ para derbit me Liverpoolin, ka marrë vëmendjen e të gjithëve me Porsche 911 të tij, e cila kushton 210 mijë funte.

Kujtojmë se Ibrahimovic ka tre javë që është rikthyer në stërvitje te Manchester United, por nuk është ftuar nga Jose Mourinho për derbin me Liverpoolin.

Derbi mes Manchester United dhe Liverpool luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 13:30./Lajmi.net/