Ibrahimovic shkarkon kuzhinierët e PSG’s
Me Zlatan Ibrahimovicin nuk ka shaka. Në mënyrë që të kënaq sulmuesin, Paris Saint-Germain ka shkarkuar dy kuzhinierë të klubit, pas ankesës nga ylli suedez se ushqimi ishte gjithnjë i njëjti, ka bërë të ditur e përditshmja franceze Le Parisien. Ky rast është shembulli më i mirë për ndikimin e Ibrahimovicit në klub, dhe gatishmërinë…
Sport
Me Zlatan Ibrahimovicin nuk ka shaka.
Në mënyrë që të kënaq sulmuesin, Paris Saint-Germain ka shkarkuar dy kuzhinierë të klubit, pas ankesës nga ylli suedez se ushqimi ishte gjithnjë i njëjti, ka bërë të ditur e përditshmja franceze Le Parisien.
Ky rast është shembulli më i mirë për ndikimin e Ibrahimovicit në klub, dhe gatishmërinë e drejtuesve të gjigantit nga Parc des Princes të përmbushin pothuajse çdo dëshirë të futbollistit kryesor të ekipit.
Për të ‘rehatuar’ Ibrahimovicin, klubi ka gjetur dy kuzhinierë të ri të cilët do të përkujdesen që ushqimi që i shërbehet Ibrahimovicit dhe shokëve të tij të ekipit të mos ketë vërejtje.
Trajneri i PSG, Laurent Blanc konfirmoi se klubi u desh të shtonte buxhetin sa i përket kuzhinës për të shtuar menynë e zgjedhjes për yjet e ekipit.