Ibrahimovic, rroga e re është e çmendur

Zlatan Ibrahimovic ka marrë një ofertë të re për vazhdimin e kontratës në Paris Saint-Germain.

Sport

27/01/2016 10:09

Zlatan Ibrahimovic ka marrë ofertë të re me kushte të përmirësiara financiare për vazhdimin e kontratës në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me kampionin e Ligue 1.

Mirëpo, krerët e klubit dëshirojnë ta mbajnë në Parc des Princes, duke i ofruar një ofertë të lartë.

Sipas mediave franceze, PSG është i gatshëm të paguajë 1.5 milionë euro në muaj, në mënyrë që Ibrahimovic të vazhdojë qëndrimin në klub, përcjell “Lajmi.net”.

Në total, reprezentuesi suedez do të përfitojë rreth 18 milionë euro në vit.