Ibrahimovic në Serie A

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ende mund të rikthehet në Milan, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Mino Raiola.

Merkato

27/11/2015 19:10

Zlatan Ibrahimovic – Milan, një tregim që ende nuk ka marrë fund.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain u kërkua nga ish klubi i tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, ai nuk u largua nga kampioni i Ligue 1.

Mirëpo, menaxheri i tij, Mino Raiola nuk i ka shuar shpresat e “Rossonerëve” për rikthimin e suedezit në San Siro, përcjell “Lajmi.net”.

“Gjatë verës rikthimi në Milan ishte shumë i vështirë. Zlatan kishte marrëveshje me PSG dhe deshi ta respektonte”, deklaroi Raiola për “Premium Sport”.

“Tani ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe do të shohim se çka ndodh. Rikthimi në Itali është i vështirë, por shpresa vdes e fundit”, u shpreh ai.