Ibrahimovic në rrezik
Doktori i Paris Saint-Germain, Eric Rolland, ka bërë të ditur se sulmuesi kryesor, Zlatan Ibrahimovic, do të ketë probleme në thembër gjatë gjithë sezonit.

Sport
Doktori i Paris Saint-Germain, Eric Rolland ka paralajmëruar se Zlatan Ibrahimovic do të vuajë nga lëndimi në thembër gjatë gjithë pjesës së mbetur të sezonit.
Ylli suedez ka pësuar dëmtime të shpeshta gjatë këtij stinori dhe ka bërë vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat për kampionin në fuqi nga Ligue 1.
Dhe, Rolland ka theksuar se Ibrahimovic do të vazhdojë të ketë telashe fizike. “Ai ende ndjen dhimbje në thembër. Është një dhimbje që mund të ndryshoj në intensitet”, deklaroi Rolland për “RMC Sport”.
“Së fundmi, është përkeqësuar, por do të vazhdojë deri në fund të sezonit. Zlatan nuk do të luajë në qdo ndeshje”, u shpreh ai.