Ibrahimovic-Mourinho, dyshe Speciale

Të gjithë e dinë se Jose Mourinho është Special. Mirëpo, i tillë është edhe sulmuesi Zlatan Ibrahimovic. Ata ishin së bashku në Inter ku u shpallën kampion të Italisë, mirëpo edhe pse të ndarë, njëri në Chelsea e tjetri në Paris Saint-Germain, vazhdojnë të kenë raport të mirë mes vete. Kjo u dëshmua edhe të martën…

Sport

09/04/2014 09:53

Të gjithë e dinë se Jose Mourinho është Special. Mirëpo, i tillë është edhe sulmuesi Zlatan Ibrahimovic.

Ata ishin së bashku në Inter ku u shpallën kampion të Italisë, mirëpo edhe pse të ndarë, njëri në Chelsea e tjetri në Paris Saint-Germain, vazhdojnë të kenë raport të mirë mes vete.

Kjo u dëshmua edhe të martën mbrëma kur gjiganti londinez eliminoi PSG-n në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 2:0 në Stamford Bridge. Ibrahimovic i mungoi PSG-së për shkak të një lëndimi që pësoi në duelin e parë.

Por, pavarësisht eliminimit ai e ndërpreu Mourinhon gjatë një interviste për Chelsea TV duke e uruar për kualifikimin dhe i dëshiroi fat në vazhdim të garës.

Thjesht, dyshe Speciale.