Ibrahimovic – Milan, lajm i madh

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë objektiv i madh i Milanit, për transferim në San Siro, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

07/07/2015 10:24

Milan vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, raportojnë mediat italiane.

Klubi francez kërkon 7-8 milionë euro për shitjen e reprezentuesit suedez, shifër të cilën “Rossonerët” mund ta grumbullojnë pa problem me shitjen e disa futbollistëve.

Po ashtu, klubet mund të arrijnë marrëveshje duke e ofruar talentin e Milanit, Hachim Mastour – të vlerësuar në 5 milionë euro – dhe një shumë parash, në shkëmbim për Ibrahimovicin.