Ibrahimovic mendon vetëm për Barcelonën

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, ka kthyer plotësisht vëmendjen tek ballafaqimi me Barcelonën të mërkurën e ardhshme në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/12/2014 23:06

Zlatan Ibrahimovic ka vuajtur shumë nga lëndimi në thembër që e ka kufizuar në vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Mirëpo, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka “punë të papërfunduar” me ish skuadrën e tij, Barcelona, dhe dëshiron të luajë kundër saj të mërkurën e ardhshme në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ballafaqimi do të përcaktojë se cila mes skuadrave do të jetë fituese e grupit, ku francezëve u konvenon edhe barazimi.

Andaj, sipas “Sport.e”, pavarësisht problemeve, Ibrahimovic ka vetëm një gjë në mendje: Barcelonën.