Ibrahimovic me një tjetër deklaratë ‘bombastike’

Zlatan Ibrahimovic ka lëshuar një tjetër deklaratë ‘bombastike’ të stilit të tij.

Sport

16/09/2019 11:14

Ylli suedez i futbollit, ka arritur që të shënojë het trik në fitoren e LA Galaxy, duke dëshmuar se nuk po njeh moshë.

Menjëherë pas ndeshjes, Ibrahimovic është kujdesur që të lëshojë një deklaratë mjaft interesante lidhur me golat e shënuar.

“Të shënosh gola është e lehtë, vetëm duhet të jesh Zlatan” ka thënë 37 vjeçari, transmeton lajmi.net.

LA Galaxy shënoi fitore me rezultat 7:2 kundër skuadrës Sporting Kansas City. /Lajmi.net/