Ibrahimovic: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic beson se Barcelona do të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Sport

22/04/2015 13:41

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic pret që Barcelona të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Dy gola nga Neymar e udhëhoqën gjigantin katalan drejt fitores 2:0 në Camp Nou ndaj PSG-s, që i kualifikoi në gjysmëfinale të garës.

Ibrahimovic nuk ankohet për rezultatin pasi e pranon se skuadra e Luis Enriques është superiore ndaj ekipit të tij.

“Ne duhet të jemi realist. Barcelona ishte thjesht më e mirë se ne”, deklaroi ish sulmuesi i Barcelonës para gazetarëve në Kataluni.

“Ata ishin skuadër më e mirë dhe e merituan fitoren. Ata tani do ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.