Ibrahimovic: Jemi të gatshëm për Real Madridin

Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se PSG janë të gatshëm për Real Madridin, pas fitores ndaj Bastias.

Sport

18/10/2015 11:27

PSG e pret Realin të mërkurën në Ligën e Kampionëve, ndërsa sulmuesi ka thënë se do të jetë kënaqësi të luajë ndaj njërës nga ekipet më të forta në botë.

“Ndeshja e së mërkurës ndaj Real Madrid, do të jetë krejtësisht ndryshe”, tha Zlatan.

“Do të luajmë në shtëpi ndaj njërës prej ekipeve më të mira në botë, do të jetë kënaqësi. Tani mund të fokusohemi te ajo dhe jemi të gatshëm për ta”, theksoi Ibra.