Ibrahimovic flet për barazimin e Manchester Unitedit
Edhe Zlatan Ibrahimovic beson se Manchester Unitedi meritoi fitoren ndaj Evertonit.

Sport
Unitedi humbi dy pikë të rëndësishme në udhëtim te Evertoni, ku vendasit arritën të barazojnë në fund të ndeshjes nga penalltia.
“Ne nuk morëm atë që merituam, sidomos pas asaj performance të jashtëzakonshme ku kontrolluam ndeshjen”, deklaroi Ibrahimovic.
“Gjërat u bën keq në minutat e fundit, kur ishim në panik dhe nuk po luanim lojën tonë, humbëm përqendrimin, pranuam gol dhe humbëm dy pikë sot”.