‘Ibrahimovic është i çmendur’

Anëtari i PSG, Lucar Moura ka thënë se bashkëlojtari i tij, Zlatan Ibrahimovic është i ‘çmendur’.

Sport

13/09/2014 17:02

Kur Moura është pyetur nga gazetarët rreth mendimit që ka për Ibrahimovicin, ai ka thënë se suedezi është thjesht i çmendur.

“Zlatan? Ai është i çmendur. Sidoqoftë,  në jetën e përditshme ai është shumë i qetë”.

“Unë e vlerësoj atë si njëri ndër shokët e mi më të mirë. Puna me të më ka ndihmuar shumë në karierën timë si futbollist”.

“Unë kam një rast shumë të mirë për tu përmirësuar”, përfundoi anëtari i PSG.

Lucas ka bërë plotë 68 paraqitje me skuadrën e PSG në të gjitha garat, duke shënuar pesë gola.