Ibrahimovic e do Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic pranon se dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve, por insiston se do të jetë prapë i suksesshëm, edhe pa trofeun më të qmueshëm kontinental për klube.

Sport

16/05/2014 12:48

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka pranuar se dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve, por thekson se do të konsiderohet i suksesshëm edhe pa të.

Ylli suedez ka fituar tituj të ligave në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë, por nuk e ka fituar asnjëherë trofeun më të çmueshëm kontinental për klube, pasi PSG u mposht nga Chelsea në çerekfinale të këtij edicioni, njësoj sikurse nga Barcelona më 2012-13.

Ibrahimovic refuzon të dorëzohet në shpresë për t’u shpallur kampion i Evropës, por insiston se ndihet krenar me medaljet e deritashme.

“Nuk e kam fituar ende Ligën e Kampionëve. Do të më pëlqente ta fitoja por nuk është e lehtë”, deklaroi ylli suedez gjatë një konference për media.

“Prapë, nëse pensionohem nesër, do të kem 22 tituj në kabinetin tim. Do të jem i lumtur dhe do të vazhdoj të quaj veten futbollist kryesisht të suksesshëm”, u shpreh ai.