Ibrahimi: 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka treguar se 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal. Ai ka përmendur emrat e këtyre komunave. Në një prononcim për Gazetën Blic, Ibrahimi ka treguar edhe arsyet pse këto komuna e kanë bërë një gjë të tillë. “Aktualisht,…

Lajme
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka treguar se 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal.
Ai ka përmendur emrat e këtyre komunave.
Në një prononcim për Gazetën Blic, Ibrahimi ka treguar edhe arsyet pse këto komuna e kanë bërë një gjë të tillë.
“Aktualisht, 11 komuna të Kosovës ende nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal: Viti, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren, Prishtinë dhe Suharekë. Kjo situatë është reflektim i rrethanave të jashtëzakonshme, pasi vendi është në proces zgjedhor, ndërsa më 09 nëntor mbahet edhe balotazhi në disa komuna, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e kuvendeve komunale dhe procesin e miratimit të buxheteve”, ka thënë Ibrahimi.