Ibrahim Kryeziu kandidat i LDK-së për Rahovec

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec, unanimisht ka aprovuar kandidaturën e Ibrahim Kryeziut për kryetar të komunës.

Lajme

19/08/2017 19:09

“Pas një diskutimi të gjerë me të gjitha strukturat e degës, Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec, në mbledhjen e datës 18.08.2017 ka aprovuar unanimisht kandidaturën e Ibrahim Kryeziut për kryetar të komunës dhe Dr. Fehmi Cenën si bartës liste për Asamble Komunave”, ka shkruar ai në facebook, transmeton lajmi.net.

Ai njofton po ashtu, se “Në këtë mbledhje është aprovuar edhe lista për asamble komunale ku janë të përfaqësuara të gjitha nëndegët, grupmoshat dhe profesionet.”

“Të gjitha strukturat e degës janë të mobilizuara për të siguruar suksesin në këto zgjedhje”, shkruan në fund Hoti.

Kujtomë, se Kryeziu ka humbur zgjedhjet e viti 2010 në balotazh me Smajl Latifin e AAK-së. /Lajmi.net/