Ibrahim Kelmendi tregon se si ia dha 1 mijë dollarë Arif Vladit, e quan matrapaze Adelina Ismajlin

Në debatin mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit është përfshirë edhe Ibrahim Kelmendi.

ShowBiz

28/10/2020 12:59

“Marshi i UÇK-së” është bërë mollë sherri mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit, shkruan lajmi.net.

Kjo për shkak se këngëtarja ka deklaruar se Arif Vladi ishte paguar për këtë këngë, ndërsa kjo deklaratë e saj u përcoll me reagime të shumta.

Vladi kishte thënë se nëse Adelina nuk arrin të tregojë se kush e ka paguar, do të përballet me ligjin, ndërsa artistja insistoi që ai të tregonte nëse është paguar apo jo.

Së fundi, ish-veprimtari i LPK-së, Ibrahim Kelmendi është përfshirë në këtë dramë, ai përmes një postimi të gjatë pranon se Arif Vladi është paguar për “Marshin e UÇK-së”.

Madje, ai thotë se një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 1998 dhe kjo pagesë ishte për për faktin se ishte nevojitur për autorin e tekstit, kompozitorin dhe studion ku do të incizohej kënga.

Kelmendi deklaron se edhe pse Vladi i kishte thënë se për atë projekt mjaftojnë vetëm 500 dollarë, ai ia kishte dhënë 1000 dollarë.

Ndër të tjera, këtë e quan investim simbolik për një dobi të madhe, andaj shton se për këtë gjë artisti nuk ka përse të ndihet i fyer e as mercenar.

Ibrahim Kelmendi po ashtu thotë se gjithë këtë keqkuptim e provokoi Adelina Ismaili, të cilën e quan matrapaze.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I KELMENDIT, PA NDËRHYRJE:

I RESPEKTUAR KORIFE I KENGES PATRIOTIKE ARIF VLADI!

Meqë nuk kam mundësi ta shpërndaj statusin që paska aishuar para dhjetë orëve Miku Arif Vladi, po e sjell këtu në këtë mënyrë.
Fillimisht ragimin tim, që sapo e bëra në profilin e Arifit:

Keqkuptim subjektiv mes nesh, apo?
E vërtetë absolute është se prapa Muzeut kombëtar në Tiranë, në lokalin „Çaplinë“, në prani edhe të Vëllait Tënd, në mars 1998, më kë fol për dëshirën dhe nevojën që të bëhet një këngë dedikuar UÇK-së. Vëllain Tënd, që në ato kohë ofronte shërbimin taksist, e kishim angazhuar për 50 US$ në ditë që të na shërbënte, meqë ndienim siguri dhe ishte më praktike. Dhe në kuadër të atij komunikimi ke thënë se duhet një pagesë simbolike për autor të tekstit, për kompozitorin dhe për studion ku do inçizohej kënga. Unë e kam mbajt mend se t’i kam dhënë vetën 1.000,- US$, edhe pse ke thënë se realizohet me 500 US$. Ishte një „investim“ simbolik për një këngë me dobi të madhe, dhe prandaj nuk ke pse ndihesh mercenar, e as i fyer, sepse ato mjete janë dashur për tekst, kompozim e studio. Fatkeqësisht, ka qenë e vërtetë, gjithashtu, unë isha skeptik dhe nuk e parashikoja dot rëndësinë e këngës që kishe planifikuar Ti…

Mënyra për t’u mbrojtur panevojshëm tani, sikur ke bërë faj, se atëherë kishe vilë, prandaj nuk ke pas nevojë për mjete simbolike që duheshin për ta realizuar këngën, nuk është argument, sepse populli thotë: „Apetiti rritet duke ngrënë.“ Por fatmirësisht, në atë rast nuk ke qnë i tillë, por ishe Vullnetmirë për të kontribuar për Luftën çlirimtare përmes zanatit Tënd!

Nuk kemi nevojë për asnjë lloj „pastrimi“ duke denigruar njëri-tjetrin, meqë ishte një rastësi që dëshmon për fisnikëri të dyanshme, kur kemi parasysh rrolin e madh frymëzus që pati e ka të Marshit të UÇK-së.

Shkurt e Shqip: kupto, i respektuari Korife i këngës patriotike, nuk i ke kërkuar ato mjete për vete, por për të paguar modestisht ata që ishin të domosdoshëm – Autorin e tekstit Agim Doçi, Kompozitorin Edmon Zhulali dhe pronarin e studios ku është inçizuar Marshi i UÇK-së.

Nuk është vetëm Marshi i UÇK-së kontribut i madhe i Yti, i Autorit Agim Doçi dhe i Kompozitorit Edmond Zhulali. Edhe angazhimi Yt pasues, bashkë me Kastriot Tushën, Manjolla Nallbanin dhe të tjerë, që keni bërë turne të gjatë në Europë Perëndimore, për ta ndihmuar UÇK-në edhe financiarisht me të hollat e biletave, ishte kontribut i Juaj i madh. Deri sa Ju me të drejtë ishit krenarë që po ndihmonit financiarisht UÇK-në, matrapazi Remzi Ejupi, pronari i Reisbyros „Eurokoha“, na i ka vjedh krejt ato fitime financiare të koncerteve Tuaja. Ndoshta Ty të kujtohet, sa shumë koncerte i keni bërë. Të hollat 50 DM, si para xhepi për shpënzime ditore për ushqim, kafe e cigare, siç keni treguar gatishmëri para se të fillonte turneja, nuk ishin kompensim financiar, por ishin mjete modeste për të mundësur mbarvajtjen e koncerteve.
Në përmbyllje të turneut Tuaj kemi pas bërë një llogari paushalle për sasinë e fitimeve nga ato koncerte. Duhet të kenë qenë të paktën rreth 2,5 milionë DM. Fatkeqësisht, na i ka plaçkit matrapazi Remzi Ejupi…

P.S.:
KEQARDHJE për këtë keqkuptim fare të panevojshëm mes nesh – që e ka provokuar matrapazja Adelina Ismaili!
Do të ishte fisnike t’ua pamundësoje disa tifozëve zagarë, të mos më shanin e fyenin, pa ua bërë asnjë faj, Ty as atyre.

Shëndet, mbarësi, suksese, respekte!
***
Afishimi i Arif Vladit:

Me falni por shpifja qenka e rende… I dashur Ibrahim Kelmendi. Kjo eshte vila ime e dyte ne Tirane ku jam une duke vadit lulet, e mbaruar ne 1996.Ateher nuk kishin lindur kenget e luftes.Ne vitin 1994.jame kthyer nga Amerika me 110 mije Dollare. Ju thoni qe ju paskam lyp 500 dollar dhe me paske dhene 1000.
Ata qe me njohin e dine se me më ra hunda per toke nuk perkulem as per 500 mije….
Une jame artist dhe jetoj me kte profesjon. Parja nuk me tundon.Kam ditur ta ndaje kombin, familjen dhe sedren nga paraja. Kurse per adelinkabaren dhe Refik Hamiti,qe paska paguar 12 mije marka per marshin e UÇK,ta vertetetojne ne gjyq…edhe njeher ju kerkoje falje ndjekesve.Mirkuptim”. /Lajmi.net/