Ibra, më i mirë se Messi e Ronaldo
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se në formën aktuale, Zlatan Ibrahimovic është më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Sulmuesi suedez ka realizuar 11 gola deri më tani këtë sezon, përfshirë katër në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Anderlechtit 5-0 në Ligën e Kampionëve javën e kaluar. Kjo paraqitje e tij…

Sport
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se në formën aktuale, Zlatan Ibrahimovic është më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi suedez ka realizuar 11 gola deri më tani këtë sezon, përfshirë katër në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Anderlechtit 5-0 në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.
Kjo paraqitje e tij erdhi pas golit të jashtëzakonshëm në fitoren 4-0 ndaj Bastias dhe Wenger beson se Ibrahimovic me formën aktuale është para Messit dhe Ronaldos.
“A është Zlatan më i mirë se Messi dhe Ronaldo? Tani për tani, do të them se po. Në moshën 32-vjeç, ai e di se si ta jap maksimumin nga vetja”, deklaroi Wenger për Telefoot.
Ibrahimovic spekulohej me largim nga PSG gjatë verës pas vetëm një stinor në Parc des Princes, pasi klubi transferoi Edinson Cavanin nga Napoli për 64 milionë euro. Mirëpo, ai qëndroi në klub dhe po vazhdon të shfaq magji në fushën e lojës.