Ibra kërcënon Ronaldon

Ylli i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se është optimist se do të sigurojë kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 pas dy dueleve të barazhit kundër Portugalisë. Ibrahimovic do të përballet me Cristiano Ronaldon – dy futbollistët kryesorë të skuadrave përkatëse – në garë për sigurimin e pjesëmarrjes në garën e vitit të ardhshëm në…

Sport

12/11/2013 13:14

Ylli i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se është optimist se do të sigurojë kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 pas dy dueleve të barazhit kundër Portugalisë.

Ibrahimovic do të përballet me Cristiano Ronaldon – dy futbollistët kryesorë të skuadrave përkatëse – në garë për sigurimin e pjesëmarrjes në garën e vitit të ardhshëm në Brazil. Dhe, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka thënë se Suedia e meriton kualifikimin më tepër se Portugalia.

“Kemi bërë punë të mirë deri më tani. Portugalia me skuadrën dhe individët që ka është pa dyshim favorite. Por, edhe ne kemi arritur të dytit në një grup me Gjermanisë, që për mua është skuadra më e fortë e Evropës, kurse ata kanë dalë të dytit në një grup ku është dashur të fitojnë”, deklaroi Ibrahimovic.

“Mendoj se për këtë arsye ne e meritojmë të kualifikohemi më tepër se ata. Si skuadër janë shumë të fortë, por nëse arrijmë të reduktojmë gabimet mund t’ia dalim. Do të jetë vështirë por kështu është nëse dëshironi të kualifikoheni për një Botëror”, përfundoi ai.