Ibra i kryen punë PSG’së

Kur e ke një Zlatan Ibrahimovic në fushë, gjërat gjithmonë bëhen më të lehta. Këtë fat e ka Paris Saint Germaini, i cili e mposhti Saint Etiennen mbrëmë me rezultat 2:0, duke e regjistruar fitoren e radhës, për ta bërë një hap tjetër drejt titullit të kampionit në Ligue 1. Ylli suedez realizoi dy gola,…

Sport

16/03/2014 21:52

Kur e ke një Zlatan Ibrahimovic në fushë, gjërat gjithmonë bëhen më të lehta.

Këtë fat e ka Paris Saint Germaini, i cili e mposhti Saint Etiennen mbrëmë me rezultat 2:0, duke e regjistruar fitoren e radhës, për ta bërë një hap tjetër drejt titullit të kampionit në Ligue 1.

Ylli suedez realizoi dy gola, një në minutën e 14’të dhe nëj tjetër në atë të 41’të, për t’i paketuar tri pikë të reja.

Kjo ishte fitorja e 21’të për PSG’në nga 29 ndeshje të zhvilluara. Ekipi i trajnerit Blanc ka grumbulluar 70 pikë, 8 më shumë se përcjellësi kryesor, Monaco.