Ibra i gatshëm për Serie A, thotë se ende mund të bëjë diferencën

Zlatan Ibrahimovic është i bindur se ende mund ta bëjë diferencën në Serie A.

Sport

08/10/2019 22:51

Sulmuesi suedez, edhe pse ka arritur moshën 38 vjeçare, duket se nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.

Madje, ai po kalon një formë të jashtëzakonshme në MLS te LA Galaxy.

“Po, nëse rikthehem në Serie A jam i sigurt që do të bëjë diferencën”, është përgjigjur Ibrahimovic në pyetjen nëse ende është i mirë për futbollin italian, përcjell lajmi.net.

Duke folur për futbollin italian, ai ka shtuar: “Interi është përmirësuar, por Juventusi qëndron ende më përpara. Më vjen keq që Milani po kalon vështirësi”./Lajmi.net/